KULTURË

Video/ Akademia e Shkencave mbledh sizmologët: Duhet hartë e re sizmike

09:57 - 11.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka mbledhur dje në Tiranë sizmologët më të mirë të rajonit. Sipas tyre, Shqipëria duhet të nxjerrë mësime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ky është qëndrimi që ata mbajtën gjatë takimi me kolegët akademikë shqiptarë.
“Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet, por në bazë të statistikave, çdo 30 vjet në Shqipëri ndodh një tërmet i fuqishëm. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që qëndrimet e reja të jenë të qëndrueshme”,-deklaroi profesori grek Spiros Pavlides, profesor i gjeologjisë në universitetin e Selanikut. Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të miratojë hartën e re sizmike dhe eurokodet në ndërtim.
Si dhe shtoi se në Greqi kanë kodet më të mira. “Ishin tërmetet ato që na përcaktuan kodet e reja. Sot kemi kodet greke dhe europiane, por në disa pjesë kodi grek është më i mirë. Harta sizmike dhe kodet ne i ndryshojmë çdo 5 vjet, në varësi të studimeve dhe rezultateve Akademia e shkencave dhe ekspertet e sizmologjisë po përgatitin hartën e re sizmike dhe propozimet për kodet e reja të ndërtimit”.




Sizmologët thonë se pas goditjes shkatërruese të 26 nëntorit, lëkundjet do të vijojnë për disa muaj deri në çlirimin e plotë të energjisë.
Kryetari i ASH-së, Skënder Gjinushi falënderoi pjesëmarrësit në takimin konsultativ rajonal e ndërinstitucional për probleme aktuale të sizmikës dhe mbrojtjen nga tërmetet, nëpërmjet ndërtimeve rezistente e të qëndrueshme, konform standardeve europiane dhe forcimit të atyre ekzistuese. “Siç dihet Shqipëria përjetoi dy tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme, i dyti me forcë shkatërrimtare. Ato ishin një dëshmi e asaj, që njihet prej kohësh, prej specialistëve e qendrave sizmologjike të rajonit e më gjerë që territori ynë është një territor i kërcënuar me një rrezikshmëri të lartë të përjetimit të goditjeve sizmike me fuqi mbi 6, të shkallës Rihter, çka shoqërohet me shkatërrime e dëme materiale e deri njerëzore”, – tha Gjinushi. Instituti ynë i Gjeologjisë e Sizmologjisë, vijoi ai, në bashkëpunim edhe me homologë të rajonit, ka kryer ndër vite, një sërë studimesh në këtë drejtim, ku kryesori është ai i paraqitur nga profesorët tanë të nderuar Shyqyri Aliaj, Siasi Koçiu, Betim Muço dhe Eduard Sulstarova. Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se takimi i Akademisë së Shkencave vjen në kohë reale, pas tërmetit katastrofik të nëntorit. “Ky tërmet na tregoj se në përgjithësi shkenca e teknikës së konstruksionit ka qenë teknologji e vlefshme. Pasi objektet e rregullta i kanë rezistuar fuqisë së tërmetit, ndërsa objektet që janë dëmtuar nuk i janë nënshtruar rregullave dhe lejeve përkatëse të ndërtimit, pra kanë qenë në kushtet e abuzivizmit. Por na tregoi se asnjëherë nuk jemi të mjaftueshëm për sa i përket masat që duhet marrë post tërmetit”. Futja e plotë e eurokodeve është një proces më i gjerë e kërkon bashkëpunim e përfshirjen e të gjithë institucioneve kryesore të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.