BOTA

Iran, shpërthejnë protesta të tjera antiqeveritare: Soleimani është vrasës

23:22 - 12.01.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e mijëra iranianëve në Teheran e qytete të tjera që u zhvillua mbrëmë dhe sot, dhe në të cilën njerëzit thërrisnin me sllogane si “Kryekomandant i Forcave të Armatosura, jep dorëheqjen,” e bën më se të qartë faktin që populli iranian kërkon përmbysjen e mullahëve.




Protestuesit e fajësuan dhe e sfiduan hapur IRGC-në, që është prej dekadash baza e pushtetit të regjimit. Kjo shënon qartë një fazë të re mosbindjeje të shtuar në Iran, pasi regjimi është bërë shumë më i dobët. Duke thirrur kundër regjimit të Shahut dhe fashizmit fetar aktual, protestuesit treguan se e refuzojnë despotizmin, çfarëdo forme të ketë ai, dhe se demokracia është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Këto protesta e minojnë propagandën e regjimit pas eliminimit të Qassem Soleimani-t.  Protestuesit jo vetëm që shqyen posterat e tij në Teheran e qytete të tjera, por gjithashtu thirrën “Soleimani është vrasës, i tillë është edhe lideri i tij (Ali Khamenei).” Ata dënuan rrëzimin e avionit ukrainas dhe sulmuan regjimin për faktin që kishte gënjyer.

Pas protestave anti-regjim të nëntorit në 191 qytete të Iranit, gjatë të cilave regjimi vrau mbi 1,500 protestues, plagosi 4,000 dhe arrestoi 12,000, dallga është kthyer kundër regjimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.