POLITIKË

“Gatuan çorbën e prishur, biznesmenë që vunë baste duke tundur paratë nuk fituan”…Pjerin Ndreu flet për situatën e tensionuar para zgjedhjeve të kryetarit

20:11 - 13.01.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Lezhës, ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu komenton situatën para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Socialiste në këtë qytet.




Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ndreu zbulon disa prapaskena teksa thotë se pati edhe nga ata biznesmenë që “vënë baste me mllef rrugëve duke tundur para socialistëve forcën e financave por që në fund morën atë që merituan”, shkruan Ndreu.

Reagimi i plotë:

PS Lezhe nuk kishte dilema. Eduard Ndreca u rikonfirmu ne krye te Partise Socialiste me rezultat te thelle. Asambleja socialiste tregoi pjekuri dhe stabilitet larg historive me grindje, sharje dhe destabilizimeve politike qe e kane shoqeru disa vite me radhe…!

Nuk kam fjale per Land Malshin. Eshte nje vlere ne PS Lezhe. Por kam dy fjale per ata qe tentuan qe me emrin e tij te mire dhe kontributin e tij te luajne keq….

1-Ndonje qe nuk kupton se harmonia mes drejtuesve nuk eshte vasalitet. Fundja PS i duhet ekulibri. Eduart Ndreca e siguron kete !

2-Disa bisnesmeneve qe vene baste me mllefe rrugeve duke tunde para socialiateve forcen e financave por qe ne fund moren ate qe merituan…!

3-Te tjere qe e vetequajne veten race superiore dhe nuk ju pelqen nje krahine. Turpshem anatemojne kedo qe ka linde ne nje zone te nderuar te ketij vendi. Sonte e moren faturen…

4-Te tjere qe tjeter thone e tjeter bejne. Qe skane force elektorale, por rrine ne gatishmeri per te perfitu nga ndonje krisje e mundshme. Presin kot…!

5-Ca qe nuk kuptojne se ne parti vihet per te dhene pikesepari jo me marre. Ne Partine socialiste nuk vihet me kushte por me kontribute. Nuk kane shprese..!

Sonte moren faturen te gjithe keta qe nen hije gatuajne corben e prishur me shprese se do e gelltise dikush ! Sonte PS Lezhe tregoi se eshte solide dhe e qarte larg matrapazeve te llojeve te ndryshem. Dhe keshtu do jete…!

Respekt e mirenjohje per cdo socialist qe beri detyren duke marre pjese dhe duke votuar qofte per Eduardin e qofte per Landin !


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.