Kronikë

Detaje nga aksioni në Tiranë/ Zyrtarët dhe ish-zyrtarët të shoqëruar, dyshohen për shpërdorim detyre

18:35 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni që policia ndërmori ditën e sotme, ku u shoqëruan 40 persona, pas dëmëve të shkaktuara nga tërmeti tragjik që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit.




Gazetarja e `Neës24´ bën me dije se kryesisht të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, janë zyrtarë , ish-zyrtarë si dhe ndërtues, të cilët dyshohen të kenë falsifikuar dokumente duke u akuzuar për vepra penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhrat e parë të ndalimit, lidhur me pasojat e ardhura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Burime zyrtare thanë se janë firmosur 40 urdhër-ndalime, ndërsa aktualisht po zhvillohet ende aksioni në këto momente. Në mesin e të ndaluarave është Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës. Burime zyrtare nga prokuroria thanë se zyrtarët dhe ish-zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre për ato godina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Janë ndaluar dhe disa ndërtues. Emrat nuk janë bërë të ditura publikisht, pasi aksioni po vijon në këto momente. Fillimisht ishte prokuroria e Durrësit që ngriti akuza ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve pas dëmeve nga tërmeti. Ata akuzohen jo vetëm për falsifikimin e dokumenteve, por ka pasur dhe raste të ndërhyrjeve në strukturë në këto godina.”, tha gazetarja  në lidhjen telefonike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.