Kronikë

Emrat/ Operacioni aksion në Tiranë, ja kush janë të ndaluarit me urdhër prokurorie për pasojat nga tërmeti

19:44 - 14.01.20 gsh

Policia e Tiranës ndërmori një operacion ditën e sotme për arrestimin e mbi 40 personave të akuzuar si përgjegjës për pasojat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sollën arrestimin e mbi 27 personave.



Janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit penal, e për këtë vepër kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj.

Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë kanë shkaktuar dëmtimet.

Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.

Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

  1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
  2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
  3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
  4. Anila Harxhi, arkitekte
  5. Merita Kushi
  6. Bukurije Halili
  7. Ali Dyrmishi (ndërtues)
  8. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
  9. Gerti Çalliku
  10. Jani Ikonomi
  11. Qirjako Gjergo
  12. Sherbet Shehi
  13. Naim Shehi
  14. Ermir Çina
  15. Adhurim Qehajaj
  16. Gëzim Shkalla
  17. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
  18. Xhevahir Doda
  19. Reis Muça
  20. Hekri Disha
  21. Agim Eski
  22. Faik Fejzo
  23. Zhaneta Tagani
  24. Muhamed Felahi
  25. Ndoc Pepkola
  26. Hekri Disho

Në rastin e prokurorisë së Durrësit, mendimi i ekspertëve të huaj ka qenë një mendim i vlefshëm. Por duhet theksuar se prokuroritë janë bazuar në protokollet e Italisë. Pritet që një grup ekspertësh të huaj të vijnë në Shqipëri për të dhënë një mendim. Sigurisht që ekspertiza ka ndikuar dhe ka ndihmuar prokurorinë në vendimmarrje.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.