BOTA

Foto + Video/ Ekzekutohet `Zonja e Zezë´, anëtarja e narko-kartelit më të fuqishëm në Meksikë

20:56 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja famëkeqe e narko-kartelit më të fuqishëm meksikan , Maria Guadalupe Lopez Esquivel e njohur me nofkën `La Catrina´, është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtrinë në Meksikë.




Së bashku me shtatë anëtarë të kartelit ajo ka sulmuar ushtrinë, gardën kombëtare dhe policinë në Mihoakan, dhe më pas ka vdekur në spital si pasojë e plagosjes, shkruajnë mediat e huaja. “Daily Mail” ka publikuar edhe pamjet me momentet e fundit të jetës së vajzës të quajtur “Zonja e zezë”.

Mediat në Meksikë kanë dhënë lajmin e vdekjes së saj dhe arrestimit të 6 anëtarëve të tjerë të bandës. Lufta mes bandës dhe  policisë ishte tepër e rëndë dhe në këtë aksion kishte edhe të plagosur me armë zjarri.

Maria Guadalupe Lopez Esquivel akuzohet se ishte pjesë e grupit që akuzohet se ka vrarë 13 policë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.