Rajoni

Greqi/ Mbytja e varkës me 50 persona në bord ,2 të arrestuar

20:01 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohen të jenë organizatorë të trafikut të dhjetëra emigrantëve që synon të kalonin nga Greqia ndrej Italisë, raporton policia greke.




Varka me të cilën ata udhëtonin u mbyt të shtunën 13 milje detare në jug-perëndim të ishullit të Paksos, afër Korfuzit. Sipas rojës bregdetare greke, 12 persona humbën jetën, 21 u shpëtuan, ndërsa 14-20 persona të tjerë rezultojnë të humbur në det.

Roja bregdetare greke tha të martën se operacionet e kërkim shpetimit nuk kishin dhënë rezultate, për gjetjen e migrantëve të tjerë të humbur në det. Sipas autoritetit portual në Prevezë, nga hetimet paraprake rezulton se tre të arrestuarit, si të dyshuar për trafikun, janë shtetas afganë dhe ndodheshin mes personave që i mbijetuan incidentit, shkruan Voa.

Autoritetet kufitare shqiptare ndeshin pothuajse çdo ditë raste në zonën e Korçës dhe të Gjirokastrës, ku emigrantë të parregullt që hyjnë nga Greqia synojnë të udhëtojnë kryesiht drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.