BLUETOOTH

Kelvi Kadilli bën deklaratën e fortë: Emisioni “Përputhen” ka qenë ideja ime

11:05 - 14.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kelvi Kadilli ka qenë i ftuar në emisionin e së dielës “Thumb on” në Rtv Ora, ku ka folur ndër të tjera edhe për karrierën e tij në televizion. Prezantuesi i emisionit të mëngjesit “Ditë e re” është pyetur për këtë eksperiencë të re në një emision mëngjesi ndonëse njihet si personazh i programeve të mbrëmjeve. Por në përgjigjen e dhënë, Kelvi ka bërë edhe një deklaratë të fortë lidhur me një projekt të tijin që pretendon që ia kanë vjedhur e që aktualisht transmetohet në Top Channel, ish-televizioni i tij. Emisioni në fjalë është pikërisht “Përputhen” që transmetohet të dielave në Top Channel dhe që sipas Kelvit ka qenë ideja e tij




“Kam bërë një gabim në Top. Çova një projekt të lezetshëm dhe mora vesh që e bën E diella. Si “Uomini e Done”, që tani është bërë “Përputhen” këtu. Aty isha frymëzuar. Blushi ka patur një email timin, ndoshta e ka parë. Projekte kam por s’duhet t’ua them askujt. I bie që unë dhe Nevina mendojmë njësoj. Ato projekte që unë kam asnjë televizion nuk i plotëson kushtet.”,- është shprehur Kelvi duke lënë të kuptohet se ka qenë ai i që ka propozuar i pari në Top Channel një projekt të frymëzuar nga emisioni i njohur italian “Uomini e Donne”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.