Show-Bizz

Loredana rrëfen arsyen e ndarjes, reagon Mozzik: Një nëne nuk i ka hije të gënjejë, mos përdor Hanën për t´u viktimizuar

18:22 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mozzik dhe Loredana, janë një ndër çiftet më të përfolur në shoëbiz-in shqiptar dhe jo vetëm. Pak kohë më parë, ata vendosën t´i jepnin fund martesës së tyre nga ku erdhi në jetë dhe vajza e tyre Hana.




E ftuar në emisionin `NIN´, Loredana ka sqaruar se ndarja nuk ishte vetëm për marketing, siç u aludua, por si Mozzik dhe ajo ishin të stresuar, dhe as ajo vetë nuk e di se pse u ndanë.

Reperja u shpreh se ajo dhe Mozzik kanë një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes dhe mund të ekzistojë mundësia edhe për një rikthim.

Mesa duket nga postimet e tij në rrjetin social `Instagram´, Mozzik nuk e ka pritur shumë mirë intervistën e dhënë nga Loredana. Ai la të kuptohej se Loredana ishte arsyeja e ndarjes. Mozzik I kërkoi ish-partneres që të mos e përfshinte vajzën e tyre Hana për t´u viktimizuar. Reperi nuk jep një arsye konkrete të ndarjes, por thotë se dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por për Loredanën është ndryshe:

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, shprehet reperi.

Statusi i plotë i Mozzik:

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime.”

 

vikt familj nana nana2
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.