POLITIKË

Marrëveshja për konkluzionet e Reformës Zgjedhore/ Reagon Rudina Hajdari: Ja pse nuk firmosa

15:23 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hajdari ka reaguar sërish në lidhje me takimin e sotëm të përfaqësuesve të partive politike në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, ndonëse Hajdari mori pjesë në takimin e zhvilluar, por nuk ka pranuar të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve.




“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa I përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore.Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.

Si përfundim, ajo cka është më e rëndësishme është fakti që takimi I zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.” shkruan Hajdari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.