SHËNDET

Nëse qëndroni gjatë para kompjuterit, keni patjetër nevojë për këtë vitaminë

21:22 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta. Ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A.




Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.

Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.

Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.

Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:

  1. Ruani pjerrësinë e tastierës, kur lexoni dhe shkruani.
  2. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
  3. Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
  4. Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve.
  5. Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
  6. Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
  7. Punoni me dritë natyrale sa më shumë.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Astrit Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky koment, përveç se i pabazuar, mund të jetë kriminalisht i dëmshëm për shumë lexues të kësaj gazete që mund ti besojnë.
    Defiçitet e Vitaminës A janë tepër të rralla në vende me dietë peshku si Shqipëria. Përveç peshkut edhe plot ushqime të tjera mbarojnë punë.
    Nga ana tjetër, mbidozimi i Vitaminës A, mund të jetë shumë i dëmshëm për kategori të caktuara, si psh gratë gjatë shtatzënisë ose menjëherë më parë.
    Do ti lutesha gazetarëve që në vend që të perhapin ide të pakontrolluara apo të gabuara, tu këshillojnë lexuesve thjesht që të mos vetmjekohen por për çdo shqetësim të flasin me mjekun e jo te lexojnë gazetarin.

    Përgjigju ↓