BLUETOOTH

Nga motrat Vjollca tek Enca, nisin përplasjet e bujshme të VIP-ave

11:54 - 14.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Megjithëse jemi në javën e dytë të janarit duket se përplasjet e para mes personazheve publikë kanë nisur. Ndër to, ato që kanë bërë më shumë bujë kohët e fundit janë ato mes Alketa Vejsiu dhe motrave Vjollca, Olta Gixharit dhe Hervin Çulit, si dhe debati që nis nga fundi i vitit 2019 për të vazhduar këtë vit, mes Bes Kallakut, Ermal Mamaqit dhe Encës.




Luana Vjollca dhe Alketa Vejsiu
Luana Vjollca i është kundërpërgjigjur hapur koleges së saj Alketa Vejsiut, e cila e ka thumbuar bashkë me të motrën, Marinën. Teksa moderonte puntatën e saj të fundit, të emisionit “Shiko kush luan”, për këtë sezon, Luana nisi të bënte falënderimet. Bashkë me të në skenë ishte e dhe Rezart Veleshnja. Ky i fundit, përfitoi nga ky moment për t’i kthyer mesazhin Vejsiut, në emër të Luana Vjollcës. ‘Falënderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”- tha Veleshnja, ndërsa Luana filloi të qeshte. Moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur të sulmojë përmes revistës që ajo vetë drejton, “Class”, koleget të cilat e imituan për faktin që këndoi shumë herë dhe ndërroi tetë fustane gjatë prezantimit të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Ajo e filloi me motrat Vjollca, duke postuar një foto të të dyjave nga Dubai, ku Marina dhe Luana kishin shkuar me partnerët e tyre. Krahas fotos, Alketa ironizonte jetën luksoze, por në fund shtoi se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. Më tej vijoi me Xhemi Shehun, të cilës i publikoi një foto të vjetër, nga koha kur moderatorja ishte brune dhe me flokët me rrica.

Olta Gixhari dhe Hervin Çuli
Një tjetër përplasje që ngjalli kërshëri ishte ajo e aktores Olta Gixhari, e cila ka sulmuar hapur drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. E ftuar në emisionin ‘Siluetë’, Olta u shpreh se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervin Çulit, Adelina Muça. Gjithashtu, ajo është shprehur se Çuli si drejtor nuk ka bërë njëherë një mbledhje të plotë të stafit. “Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardhur ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në Teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi, u shpreh Gixhari. Më pas kanë nisur edhe pyetjet nga gazetarët e pranishëm në panel, të cilët e kanë ngacmuar për të zbuluar më shumë detaje. Olta vijon duke pohuar se rrogat janë qesharake dhe i është dashur të bëj edhe punë të tjera. “Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”,-shtoi më tej Olta.

Enca dhe Bes Kallaku
“Ermali bën biznes, unë bëj komedi. Enca bën për ballkon, Bleona për profesionalizëm”. Kjo është fjalia e Bes Kallakut e thënë teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” disa javë më parë dhe që menjëherë bëri që të ketë reagime të shumta. Ndër to edhe protagonistët Ermali dhe Enca, të cilët ishin këtë të shtunë të ftuarit e Luana Vjollcës në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan”, ku nuk lanë mangut edhe një kundërpërgjigje ndaj Besit. Enca vendosi t’i vejë kapakun debatit me Besin në “Shiko Kush Luan”, në emisionin ku Besi dha deklaratën e fuqishme. Ajo u shpreh se duhet të jenë dashamirës për njëri-tjetrin, por nuk do i japë mundësinë të bashkëpunojnë, pasi bëri një gjest shumë të shpifur edhe pse muaj më parë i ofroi rolin protagonist në filmin e tij. Kujtojmë se më parë ka reaguar edhe Ermal Mamaqi duke u treguar mjaft i kujdesshëm për të mos e fyer Kallakun, po duke mos e fshehur habinë për fjalët që ka thënë aktori i humori në një na episodet e “Shiko kush luan”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.