Show-Bizz

Një nga 10 vajzat që do të prezantojnë festivalin e `Sanremos´, Alketa Vejsiu: Po qaj me lot gëzimi

19:24 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesit artistik dhe organizatorët e edicionit të 70-të festivalit të `Sanremo-s´, në Itali zbuluan të ftuarit special si dhe emrat prestigjoz që do t´i bashkohen kompeticionit artistik.




Mes tyre, është dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, duke u shprehur se kjo është dita e saj më e lumtur.

Moderatorja Vejsiu do të prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane si Monica Belluci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Laura Chimenti, Sabrina Salerno. Prezantueset italiane dhe Alketa do drejtojnë këtë vit festivalin në krah të prezantuesit italian Amadeus.

“Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime! Faleminderit Shqiperia. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.