BOTA

“Padrejtësi´´/ Shqiptari tmerron qytetarët, i vendos flakën vetes para Parlamentit Europian

21:04 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në Strasburg përpara ndërtesës së Parlamentit Europian. Një shtetas shqiptar ka traumatizuar qytetarët, duke u spërkatur me benzinë dhe më pas duke i vënë flakën vetes. 39-vjeçari pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe duar.




Sipas mediave, stafi i vëzhgimit dhe zjarrfikësit në detyrë në hyrje të institucionit të lartë europian ndërhynë menjëherë duke shuar flakët.

Shtetasi shqiptar kishte me vete një valixhe që përmbante vetëm pasaportën dhe sendet e tij personale, por asnjë send të rrezikshëm.

Një ambulancë e mbërritur në vendngjarje mori personin e dëmtuar dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Hautepierre.

Sipas një dëshmitari nga vendi i ngjarjes, flakët e rrethuan trupin e tij për rreth dhjetë sekonda. Mësohet se shqiptari ka bërtitur “padrejtësi” para se ndërmerrte aktin ekstrem.

Mediat shkruajnë se 39-vjeçarit, me sa duket i ishte kërkuar të linte territorin francez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.