AKTUALITET

Piu detergjent/ Tenton për herë të dytë vetëvrasjen vëllai i prostitutës shqiptarë që u vra në Francë

14:16 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eneida Petova




Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), prostitutës shqiptare që u gjet e masakruar në pyllin francez, ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.

Shpëtim Kovaçi ka pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti” dhe, pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij, është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe, pas një lavazhoje stomaku dhe medikamenteve të marra, është jashtë rrezikut për jetën.

Burime të besueshme brenda burgut të Beratit konfirmojnë për “Neës 24” dhe “BalkanËeb” se Shpëtim Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi), që u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll në Francë, ditën e Krishtlindjeve. Sipas të njëjtave burime, Kovaçi ka deklaruar pas vdekjes së motrës se ajo ishte e vetmja në familje që kujdesej për të gjithë dhe që dërgonte lekë për t’u ushqyer.

I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë, më 11 janar, duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojës, në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës. Ky nuk është rasti i parë kur të burgosurit në Burgun e Beratit tentojnë vetëvrasjen me mënyra nga më të ndryshmet.

Ngjarjet janë mësuar në të gjitha rastet nga burimet brenda burgut, pasi vetë drejtuesit e këtij institucioni janë përpjekur t’i mbajnë gjithmonë të fshehta ngjarjet e tilla, që kanë përfunduar në disa raste edhe me vdekje. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për “vrasje”, 8-vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.