BLUETOOTH

Rikthehet “Big brother”, Luana Vjollca zëvendëson Arbana Osmanin

12:04 - 14.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthehet spektakli i madh “Big Brother”. Dhe ashtu si më parë ishte paralajmëruar, ky format këtë vit do të vijë me disa ndryshime. Por duket se ndryshimi më i madh është moderatorja, pasi Arbana deklaroi se nuk do të ishte më në krye të këtij show. Konfirmohen zërat se Luana do të jetë prezantuesja e këtij reality. Moderatorja në mbyllje të programit të saj “Shiko kush luan” deklaroi se do rikthehet shumë shpejt në ekran, brenda 1 muaji. Kaq ka mjaftuar që të ngjallen dyshimet se Luana do të prezantojë “Big Brother”. Kjo nuk është hera e parë që Luana përflitet për prezantimin e spektaklit të njohur, pasi edhe dy vite më parë emri i saj ishte ndër më të komentuarit në media.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.