KULTURË

RRËZIMI I BUSTIT TË STALINIT/ Letra e organizatorëve nga burgu i Tiranës: Kontakto Zërin e Amerikës

12:06 - 14.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Janarin e 1990-ës, 30 vite më parë, dy mësues të Malësisë së thellë të Shllakut, në Barcallën e izoluar, Ludovik Dega dhe mësuesi i njomë, 17-vjeçari Ardian Ndreca, çdo natë nën dritën e pishës apo qiriut bisedojnë për të ardhmen dhe lirinë kundër diktaturës. “Ardiani diskuton dhe shkruan e ato që shkruan i shpërndan fshehtas ndër shokë dhe të njohur. Ludoviku i flet dhe e frymëzon. Bisedojnë se duhet nisur diçka në Shkodër, në qytetin e të pushkatuarve, të burgosurve, të internuarve dhe të arratisurve, në qytetin e martirëve… Ludovig Dega më vë në dijeni për përgatitjen e demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit. Më kërkoi të merrja pjesë… si i burgosur politik do të ngjallja besim në popull. Ardiani i kishte thënë se rinia mund të më mbronte me armë…”. Këto fjali janë shkëputur dhe perifrazuar nga një intervistë e Pjetër Arbnorit më 2005 kur tregonte se si ishte për përgatitur demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër, kur regjimi komunist ende në grahmat e fundit, shënonte viktima në emër të popullit. Ai vetë thotë se pati frikë të merrte pjesë ndonëse u soll disa herë me biçikletë rreth e rrotull. Demonstrata u bë më 14 janar, e ndonëse nuk arriti të rrëzonte bustin fizikisht i kishte shkundur thellë themelet e regjimit. Demonstrata e heshtur e qindra qytetarëve, përcolli një mesazh të fortë shprese, ndonëse një natë më herët, tre prej organizatorëve ishin marrë nga Dega e Brendshme.
30 vite nga ajo ditë, sot Shkodra do të përkujtojë aktin e rrallë që nisi të shkrijë akujt e frikës në qytetin ku komunizmi kishte qenë më i ashpër se kudo. MEMO dhe revista “Shejzat” organizojnë një përkujtimore që parashikon përsëritjen simbolike të demonstratës së 30 viteve më parë, ndërsa sjellin dëshmi, dokumentarë e tryeza të rrumbullakëta me protagonistët, dëshmitarët, gazetarët e personalitetet e kulturës. Njëherësh i dorëzohet Bashkisë së Shkodrës një kërkesë për të nderuar Rini Monajkën me një titull e për t’i vënë emrin e tij një rruge në qytet. Përveçse në shesh, veprimtaritë do të zhvillohen në Kinema Milenium dhe në qendrën rinore ARKA. Në kujtim të asaj ditë, sjellim në vëmendje, pjesë nga aktakuza ndaj organizatorëve. Dokumenti pasqyron njëherësh edhe dinamikën e ngajrjes që i parapriu rënies së regjimit.
PJESË NGA AKTAKUZA
Aktakuzë
Kundër të pandehurve
1)Dedë Mark Krasniqi
2)Rini Zef Monajka
3)Nikolin Gjon Margjini
4)Gjergj Kol Livadhi
5)Flamur Fiqi Begu
6)Kolec Ndoc Hublina
7)Tonin Gaspër Dema
8)Nikolin Zef Thana




Letra që i dërgojnë nga Burgu i Tiranës Dedë Kasneci Rini Monajka dhe Kolec Hublini Ardian Ndrecës
Letra që i dërgojnë nga Burgu i Tiranës Dedë Kasneci Rini Monajka dhe Kolec Hublini Ardian Ndrecës

 

Rrëfimi i Pjetër Arbnorit në vitin 2005 për organizimin e demonstratës më 14 janar 1990
Rrëfimi i Pjetër Arbnorit në vitin 2005 për organizimin e demonstratës më 14 janar 1990

Akuzohen: Se kanë krijuar dhe marrë pjesë në një organizim kundërrevolucionar për kryerjen e krimeve kundër shtetit e në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë agjitacion e propagandë me qëllim për të dobësuar e minuar pushtetin popullor, vepra këto të parashikuara në nenet 57 dhe 55/I+13 të Kodit Penal.
Në datën 10 janar të vitit 1990 i pandehuri Ded Kasneci u propozon të pandehurve Rin Monajka e Nikolin Margjini që të organizohen për të kryer në Shkodër demonstrate me thirrje për përmbysjen e pushtetit popullor. Mbasi bien dakord përcaktojnë si ditë më të përshtatshme 11 Janarin, ditën e festës së Republikës. Me këtë veprim synonin të mbështesinin shpifjet e bëra nga agjencia e lajmeve Tanjug dhe mjetet e tjera të propagandës jugosllave kundër vendit tonë.
Me datën 11 janar 1990 të pandehurit Ded Kasneci, Rin Monajka dhe Nikolin Margjini janë takuar në qendër të qytetit dhe kanë biseduar për organizimin e demonstratës që do të bëhej rreth orës 10-12 në sheshin kryesor të qytetit, para bustit të Stalinit. Të pandehurit duke e ditur se populli i Shkodrës është i lidhur me një unitet të pathyeshëm me Partinë e Shtetit tonë socialist, kanë shfrytëzuar me këtë qëllim elemente vagabonde, të dënuar e me predispozicion armiqësor.
…Në këtë kohë në Shkodër ka ardhur ambasadori i RFGJ dhe i pandehuri Ded Kasneci u bën thirrje shokëve të tij që të fillonin menjëherë nga aktiviteti armiqësor. Ai kërkon që t’i dilet para ambasadorit të RFGj dhe t’i flitet atijë kundër sistemtit socialistë në vendin tonë gjoja se këtu nuk ka liri e demokraci me qëllim që opinioni botëror t’i kunndërvihet Shqipërisë socaliste.
…I pandehuri Dedë ka kërkuar t’i bihej Radio Shkodrës, e kur të tjerët kanë hezituar ai ka kërkuar dinamit për t’ia vënë bustit të Stalinit. Kasnesci, Monajka dhe Margjini diskutojnë që në krye të demonstratës të printe një prift dhe pasi u fol me Simon Jubanin morën përgjigje negative, pasi feja ia ndalonte një veprimtari të tillë.
…Në darkën 13 janarit 1990 thirren në organet e punëve të brendshme për këtë veprimtari organizatorët Kasneci, Begu dhe Livadhi dhe ndaj tyre më 14 janat fillohet çështja penale. Por të nesërmen në qytet nisi grumbullimi i qytetarëve sipas planit, por qëllimi nuk u arrit.
…Në mbrëmje në qytet Aldo Perizi dhe Klaudio Daka nisin shpërndarjen e fletushkave me “përmbajtje armiqësore” nga pallati pranë pastiçerisë “Rinia”.
LETRA
Arrestimet e gjithë organizatorëve nuk vonuan dhe ndonëse të gjithë vuajtën torturat, Rini Monajka u torturua në mënyrë çnjerëzore sa nuk e mori kurrë veten. Në fund të prillit 1990, grupi i Shkodrës u gjykua, duke i hequr të drejtën e apelimit. Pak vite pas rënies së komunizmit ai u nda nga jeta. Më poshtë një ‘andërr’ që ata i dërgojnë mikut të tyre Ardian Ndreca ndërsa vuajnë dënimin në burgun e Tiranës,
2 qershorin e po atij viti. “GSH” sjell për herë të parë, faksimile të letrës që Kolec Hublina, Rini Monajka dhe Dedë Kasneci i çojnë Mikut të tyre Ardian Ndreca nga burgu i Tiranës, ku i kërkojnë të kontaktojë ilegalisht “Zërin e Amerikës”. Letra i është marrë Ardian Ndrecës që kja ruajtur për tri dekada një letër fletoreje me shkrim dore, ku i kërkohej një nder fisnik.

Kolec Hublina që ka radhitur letrën pë Ndrecën
Kolec Hublina që ka radhitur letrën       për Ndrecën

Copëz nga letra:
Të individualizohen adresat dhe t’i bëhet lutje Zërit të Amerikës që t’i drejtojë respektivisht letrat sipas drejtimit që duhet të marrin dhe t’i kërkohet ndjesë si rrjedhim i mosnjohjes së adresave.
Adresa e Zërit…
Voice of America
Albanian Service
OC 20 547 Washington
USA

Siç kemi biseduar burimin e dërgimit të letrave është ai që është vetë dhe në qoftë se të qet pengesë, thuaje nga ana ime dhe po e pe të arsyeshme tregoja edhe letrën.
Të shkosh te shtëpia e Rinit dhe të kërkosh në emër të Rinit, adresën e dajës së tij që jeton në USA dhe të përpilosh një letër në adresë të atij me porosi të Rinit nga ana jote si mik i Rinit dhe në pamundësi që nga an e Rinit të bëhet letra sepse nuk ka si del nga burgu si rrjedhim i një represioni të egër.
Përmbajtja e letrës të ketë po ato elemente që të kam propozuar tek letra jote, që ta kam drejtuar unë. Të kërkosh që të na ndihmojë që të dalim nga burgu, se me sa duken bathët vonë do të vijnë Pashkët për ne.
V.O. Do të lutesha shumë të bësh një kujdes të veçantë sepse asnjërit prej nesh, nuk i vjen mirë që të kesh pasoja nga kjo punë.
Të fala unë, Rini, Deda

2 qershor 1990


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.