Kryesore

Shifrat e ‘frikshme’/ Ja kush janë lagjet e Tiranës që kanë numrin më të lartë të divorceve

11:29 - 14.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cilat janë lagjet e Tiranës me më shumë martesa? Të dhënat, të përpunuara nga “Scan”, dhe të shprehura në martesa për çdo 1000 banorë të asaj njësie, tregojnë se në vend të parë për nga njësitë e vjetra të Tiranës, është njësia numër 11, që i përket Laprakës, me 6.12 martesa për çdo 1000 banorë.




Po njësia me më pak martesa cila është? Njësia 10! Numëron vetëm 4.14 martesa për 1000 banorë në 2018-ën.Po të shohim ish-komunat, njësia administrative me më shumë martesa për 1000 banorë, është Kashari, me 8.2 martesa. Kashari përfshin në pjesë të madhe edhe një prej lagjeve më të reja të Tiranës, si “Unaza e Re” apo zona e “Yzberishtit”. Po me divorcet kush kryeson?

Ndër lagjet e Tiranës, sërish njësia 10. Kjo njësi, pra zona përreth rrugës “Myslym Shyri”, është edhe njësia më e plakur e Tiranës, ajo me shtesën më të ulët natyrore, në territor negativ, ajo me numrin më të ulët të anëtarëve në një familje, vetëm 2.5, ajo me numrin më të ulët të martesave, dhe tanimë edhe ajo me numrin më të lartë të divorceve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.