EKONOMI

Shitblerja e makinave, vonesat në ndryshimin e pronësisë, gjoba deri në 40 mijë lekë

11:50 - 14.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjistrimi i aktit të shit-blerjes së automjeteve do të kryhet pa penalitete deri në 28 shkurt të këtij vitit. Pas kësaj date gjoba do të jetë 10,000-40,000 lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se deri datë. 28.02 afati për regjistrimin e akt-shitjeve të mjeteve pa penalitet. Nga data. 2.03.2019 gjobë blerësit deri 40 mijë lekë nëse përditësimi i ndryshimit të pronësisë nuk kryhet brenda 10 ditëve nga data e akt-shitjes. Të gjithë qytetarët/subjektet juridike që disponojnë një akt ndryshimi pronësie mjeti (kontratë shitblerje, faturë tatimore, kontratë dhurimi, dëshmi trashëgimie, etj.) të cilët nuk kanë bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit brenda 10 ditëve nga data e hartimit të aktit të tjetërsimit, duhet t’i drejtohen sporteleve të DPSHTRR-së brenda datës 28 shkurt 2020, pasi nga data 2 mars 2020 do të fillojë aplikimi i gjobës për tejkalimin e afatit të përcaktuar në ligj!
Ndryshimi
DPSHTRR ka publikuar një udhëzues të posaçëm që shpjegon procedurat që duhen ndjekur, afatet dhe penalitetet për ata që nuk respektojnë këtë detyrim. Të gjithë qytetarëve dhe subjekteve juridike të cilët kanë shitur ose blerë një mjet i cili ende figuron në emër të pronarit të vjetër pasi blerësi nuk është paraqitur në sportelet e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) për ndryshimin e të dhënave të pronësisë në sistem. Nuk është e domosdoshme që në sportel të jetë dhe shitësi dhe blerësi. Procedurën për kalimin e pronësisë mund ta kryejë cilido prej tyre, pa praninë e palës tjetër. Shitësi mund të paraqitet në sportel me kontratën e shitjes, faturën tatimore, kontratën e dhurimit ose dëshminë e trashëgimisë dhe vijon me ndërrimin e të dhënave në sistem. Tarifa për këtë shërbim është 1 000 Lekë.
Blerësi
Blerësi duhet të paraqitet në sportel me kontratën e shitjes, faturën tatimore, kontratën e dhurimit ose dëshminë e trashëgimisë dhe nis procedurën për regji-strimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshimeve të tjera në sistem. Më pas vijohet me identifikimin e treguesve teknik të mjetit (kontrollin fizik), azhurnimin e lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë në emër të blerësit. Tarifa për këto shërbime është 4 500 Lekë (Identifikimi i treguesve teknik të Mjetit – 1 500 lekë; Leje qarkullimi – 1 000 lekë; Certifikatë Pronësie – 2 000 lekë).
Shitësi
Pas ndjekjes së kësaj procedure shitësi nuk mbart asnjë detyrim që lind pas datës së shitjes së mjetit, e cila është e përcaktuar te kontrata e shitjes, fatura tatimore, kontrata e dhurimit, dëshmia e trashëgimisë, etj. Çdo de-tyrim pas asaj date i takon blerësit, i cili është realisht zotëruesi dhe përdoruesi i mjetit, i cili qarkullon në rrugë. Tarifa për këtë shërbim është 1 000 lekë. Blerësi mbart të gjitha detyrimet juridike, civile dhe financiare që lindin nga data e shitjes së mjetit, e cila është e përcaktuar te kontrata e shitjes, fatura tatimore, kontrata e dhurimit, dëshmia e trashëgimisë, etj.
Afati
Pas kësaj date fillon aplikimi i masave administrative gjobë për palën blerëse në zbatim të pikës 3 të Nenit 93 të Kodit Rrugor. Masa administrative varion nga 10 000-40 000 lekë. Ndërkohë që çdo qytetar ose subjekt mund të kërkojë të pajiset me një kopje të kontratës së shitjes pranë zyrës noteriale ku është lidhur kontrata. Mjeti rezulton në pronësi të shitësit dhe disponohet nga pala blerëse, e cila nuk ka bërë azhurnimin e dokumentacionit sipas nenit 93 dhe nenit 109 të Kodit Rrugor, ndaj zotëruesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative gjobë sipas ligjit në fuqi. Çdo qytetar ose subjekt i interesuar për ndjekjen e kësaj procedure duhet të paraqitet në Drejtorinë Rajonale përkatëse brenda datës 28 Shkurt 2020.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.