Sociale

Bombolat e gazit, drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj: Të mbahen në vend të hapura dhe të ajrosura

20:40 - 15.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Alert”, në News24 nga Granit Sokolaj drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj ka folur për rrezikun nga bombolat e gazit dhe si mund të mbrohemi si qytetarë.




“Shpërthimet e bombolave të gazit përgjithësisht ndodhin në orët e para të mëngjesit dhe kryesisht në ambientet tregtare. Kjo ndodh pasi gjatë natës mund të ketë rrjedhje gazi dhe në momentin që në mëngjes ndizet çelësi i dritave bëhet burim shpërthimi, i cili ndodh vetëm kur ka burim zjarri. Bombolat duhet të mbahen vetëm në ambiente të hapura dhe nëse ajroset vendi nuk ka asnjë rrezik për shpërthim gazi. Mbajtja e bombolave në ambiente të mbyllura është e rrezikshme për qytetarët. Rrezik paraqesin edhe bombolat e kampingut, të cilat janë njëpërdorimshme dhe duhet të hiqen nga përdorimi. Për siguri, qytetarët duhet të kenë aparatura që sinjalizojnë rrjedhjen e gazit”-tha Goxhaj.

Shkëlqim Goxhaj tha se qytetarët duhet të jenë më të informuar se si të veprojnë në rastet kur ka rrjedhje gazi, teksa shtoi se siguria rritet edhe më shumë nëse punonjësit shkojnë vetë në banesa dhe bëjnë ndërrimin e bombolave.

“Me pak vëmendje më shumë nuk ndodh shpërthimi i gazit, duhet të dimë si të veprojmë. Të shkojmë vetë te banesat e qytetarëve, sidomos te mosha e tretë dhe të bëjmë ndërrimin e bombolave të gazit. Kompanitë mos të shikojë klientin vetëm si burim fitimi, por edhe bashkëpunimi. Në këtë formë rrisim edhe sigurinë e qytetarëve.-u shpreh Goxhaj.

Në lidhje me depozitat e gazit në karburante, Shkëlqim Goxhaj tha se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se punonjësit e karburantit duhet të jenë të trajnuar.

“Kur punonjësit e karburantit janë të trajnuar nuk ka probleme edhe nëse ka rrjedhje gazi. Në rastin e Kombinat ishte aksidentale, pasi drejtuesi i motorit përplasi depozitën e gazit. Punonjësi ishte i vëmendshëm, pasi lajmëroi zjarrfikësen e zonës dhe paralelisht bëri edhe bllokimin e rrugës”-theksoi Goxhaj.

 

Përsa i përket impiantit të gazi, Shkëlqim Goxhaj tha se ka patur raste pasojash me djegie makinash, nga defekte në sistemet elektrike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.