EKONOMI

Humbën shtëpitë nga tërmeti/ Sa m2 banesë përfiton çdo i dëmtuar

11:16 - 15.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Personat që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntor të vitit të shkuar do të marrin shtëpi të re. Sipërfaqja e banesës që do të ndërtohet do të jetë në bazë të anëtarëve të familjes. Një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2. Ndërsa familjet që kanë jetuar në shpi private dhe ato janë të pa pabanueshme nga tërmeti do të marrin deri në 2 anëtarë 60 m2 deri në 70 m2, nga 2 deri në 4 anëtarë 70 m2 deri në 80 m2 dhe për familjet me më se 5 anëtar jo më pak se 90 m2. Kriteret janë përcaktuar nga Këshilli i Ministrave dhe janë botuar sot në Fletoren Zyrtare. Bashkë me vendimin janë edhe formularët që duhet të plotësojnë personat që janë pa strehë për të përfituar nga programi i rindërtimit.




Vendimi
Vendimi përcakton se familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. “Struktura e njësisë së banimit (apartament), që i kalohet në pronësi përfituesve në ndërtesat e reja, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse”. Personat që jetonin në pallate do të përfitojnë për një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2. Për shtëpitë individuale një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe 60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2. Vendimi përcakton se familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i garantëve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave. “a) Sipërfaqja e banesës që i kalohet në pronësi përfituesve, në ndërtesat e realizuara në kuadër të programit të zhvillimit të zonave të reja ose në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për truallin e shtëpisë individuale, përveç rastit kur për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit prona truall shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Zona
Një tjetër rast është ai kur zona e re për zhvillim do të realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë në pronësi shtëpi individuale banimi me sipërfaqe ndërtimi që llogariten sipas tabelës B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. “Në këto raste, përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për sipërfaqen e truallit që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të shembur me truallin e shtëpisë individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit, kjo sipërfaqe trualli shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”,- thuhet në vendim.

Kërkesa

a) kërkesat që duhen plotësuar për t’u trajtuar nga programet e procesit të rindërtimit;
b) personat përgjegjës me të cilët duhet kontaktuar për plotësimin dhe ndryshimin e të dhënave të formularit apo për çdo sqarim tjetër për plotësimin e tij;
c) dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar;
ç) procedurën që ndiqet nga njësia e vetëqeverisjes vendore për miratimin e përfituesve;
d) organin ankimor, të cilit duhet t’i drejtohet subjekti që nuk është përzgjedhur si fitues, si dhe afatet kohore.

 

Të dhënat dhe kërkesa për të përfituar

Kërkesat e plotësuara me të dhënat dhe dokumentacionin sipas parashikimit të këtij vendimi regjistrohen sipas rendit kronologjik në sistemin e posaçëm elektronik nga strukturat përgjegjëse. Regjistri i kërkesave përmban informacionin që mundëson përpunimin e të dhënave, si më poshtë vijon:
a) emrin, atësinë, mbiemrin;
b) numrin e kërkesës;
c) datën e dorëzimit/paraqitjes së aplikimit;
ç) objektin e kërkesës, përfshirë edhe preferencën e paraqitur për programin e rindërtimit;
d) adresën e kërkuesit;
dh) përbërjen familjare në momentin e aplikimit;
e) Aktin e konstatimit/aktekspertizën e thelluar, të lëshuar nga çdo person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës tregtare, i pajisur me lejen, licencën ose autorizimin përkatës nga autoritetet shtetërore për vërtetimin e gjendjes së rrezikut për jetën dhe shëndetin, në të cilin vërtetohen dëmet që ka pësuar ndërtesa apo që është shpallur si e pabanueshme;
ë) dokumentin e pronësisë ose çdo akt për fitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.
Në qoftë se kërkesa e aplikantit ka pasaktësi dhe mangësi të të dhënave të kërkuara nga ky vendim, struktura përgjegjëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita e regjistrimit të kërkesës, i kërkon me shkrim aplikantit të korrigjojë pasaktësitë, duke përcaktuar edhe afatin e nevojshëm për plotësimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.