Kryesore

Ambasada: Punësim në Gjermani për studentët shqiptarë, dokumentacioni

11:30 - 16.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Deri në 14 shkurt të këtij viti, studentët shqiptarë kanë të drejtë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani, nëse arrijnë të plotësojnë kriteret e paracaktuara. Ditën e djeshme, ambasada gjermane në Tiranë ka sqaruar procedurën që duhet të ndjekin të interesuarit, nëpërmjet 4 hapave të thjeshtë që duhen ndjekur. “Punësim sezonal në Gjermani për studentët shqiptarë për vitin 2020. Këtu gjeni 4 hapat që u nevojiten studentëve shqiptarë për të aplikuar për punësim sezonal. (Deadline: 14.02.2020). Për më shumë informacione kontaktoni DIMAK Albania”,-bën me dije ambasada.




Hapat e aplikimit
Fillimisht të gjithë studentët e interesuar, të gatshëm për të punuar minimalisht 2 muaj në shtetin gjerman duhet të lexojnë me vëmendje fletën e informacionit ku sqarohen të gjitha kriteret e pranimit. “DIMAK Albania informon studentët e interesuar se mund të aplikojnë deri në dt. 14.02.2020 për Punësim sezonal – 2020 në Gjermani. Kushtet e pranimit janë: Të jeni studentë i regjistruar në një universitet/ Shkollë profesionale në Shqipëri (jo në vitin e fundit); të keni njohuri të gjuhës gjermane (minimalisht niveli A1); të jeni të gatshëm të punoni minimumi 2 muaj dhe maksimumi 3 muaj në Gjermani gjatë pushimeve verore; të jeni të gatshëm të punoni në sa më shumë sektorë (turizëm, bujqësi, industri etj.)”,-nënvizon ambasada. Ndërkohë kandidatët brenda 14 shkurtit duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion: dy kopje të formularit të aplikimit (me fotografi), printuar para/mbrapa dhe të firmosur (Formulari i aplikimit mund të shkarkohet); një vërtetim nga universiteti + Fotokopje (modeli mund të shkarkohet); një fotokopje e pashaportës; një fotokopje lejes së drejtimit të automjetit (në rast se keni, të dy anët të printuara) si dhe një vërtetim të njohurive të gjuhës (nëse keni). “Përmes Facebook do të publikojmë edhe sesionet e ardhshme informuese ku ju mirëpresim për një prezantim të programit, si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve që mund të keni. Na ndiqni rregullisht për t’u njoftuar në kohë mbi aktivitetet”,-nënvizohet në njoftimin e Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë.

Afati i punësimit
Studentët shqiptarë që do të punësohen në këtë mënyrë si punonjës sezonalë deri në 90 ditë brenda 12 muajve, nuk kanë nevojë për vizë schengen. “Ju lutemi që formularin e aplikimit ta plotësoni saktë në formë elektronike(aplikimet e plotësuara me dore nuk do të pranohen).
Në faqen e dytë, në pjesën ku kërkohen njohuritë e gjuhëve, ju lutemi të jepni një vlerësim të saktë të nivelit tuaj të gjuhës. Nese keni vërtetim për njohuritë e gjuhës të deklaruara, ju lutemi, ta përfshini në aplikim. Do të pranohen vetëm aplikimet e kompletuara me dokumentet e listuara me sipër. Shërbimet e ofruara nga DIMAK Albania janë pa pagesë. Këto aplikime përcillen tek Agjensia Federale e Punës në Gjermani, e cila i përcjell ato më tej tek kompanitë gjermane, të cilat më pas do të lidhen direkt me studentët e përzgjedhur prej tyre”,-bëhet me dije në njoftim. Sakaq, DIMAK Albania nuk ka kontakt me punëdhënësit, por vetëm me Agjensinë Federale të Punës. Marrëdhënia e punësimit që mund të krijohet është një marrëdhënie private punësimi midis Punëdhënësit/Firmës gjermane dhe studenteve/studentëve të përzgjedhur. DIMAK Albania ofron informacion dhe këshillim edhe gjatë këtij procesi, nëse një gjë e tillë kërkohet nga të interesuarit.

DIMAK Albania (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë) është hapur në kuadrin e Programit Global “Migracioni dhe Diaspora” (PMD), i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). PMD është një program i Qendrës për Migracion dhe Zhvillim (CIM) dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Shërbimet Ndërkombëtare e të Specializuara të Vendosjes (ZAV) të Agjencisë Federale gjermane të Punësimit (Bundesagentur für Arbeit, BA).

Procedura

4 hapa për studentët që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani:
1) Lexo me vëmendje fletën e informacionit
2) Shkarko dhe plotëso elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale
3) Fotokopjo pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes (nëse keni) dhe lejen e drejtimit (nëse keni)
4) Dorëzo dokumentat origjinale pranë DIMAK Albania deri më 14.02.2020 ora 15:00

Kriteret dhe dokumentacion

„Të jeni studentë i regjistruar në një universitet/Shkollë profesionale në Shqipëri (jo në vitin e fundit)
„Njohuri të gjuhës gjermane (minimalisht niveli A1),
„Të gatshëm të punoni minimumi 2 muaj dhe maksimumi 3 muaj në Gjermani gjatë pushimeve verore
„Të gatshëm të punoni në sa më shumë sektorë (turizëm, bujqësi, industri etj.)
Dokumentacioni i nevojshëm:
„Dy Kopje të formularit të aplikimit (me fotografi), printuar para/mbrapa dhe të firmosur (Formulari i aplikimit mund të shkarkohet)
„Një vërtetim nga universiteti + Fotokopje (modeli mund të shkarkohet).
„Një fotokopje e pashaportës
„Fotokopje lejes së drejtimit të automjetit (në rast se keni, të dy anët të printuara).
„Vërtetim të njohurive të gjuhës (nëse keni)

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.