BLUETOOTH

Evjola Daka: Superfuqitë e mia në botën e bukurisë, ja çfarë kërkojnë VIP-at më shpesh

11:49 - 16.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Evjola Daka është artistja shqiptare që merret me zbukurimin e një prej tipareve më të rëndësishme në formësimin e fytyrës, vetullën. Formësimi i saj është art më vete, por edhe trend duke qenë se tek Evjola drejtohen jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe personazhe publike shqiptare dhe jo vetëm. Ajo ka përfunduar shkollë speciale dhe kurse të ndryshme posaçërisht për këtë gjë ndërsa më vonë edhe specializime për trajtime estetike. Pas përfundimit të studimeve ka filluar me microbalding duke u bërë kështu edhe e parapëlqyera e të gjithëve. “Microbalding është punë dore, do të thotë punohet me dorë”: thotë Evjola prandaj edhe konsiderohet si art më vete.




Evjola për lexuesit tanë që duan të dinë më shumë, një nga tiparet që tërheq vëmendjen është vetulla apo jo.
Ti si specialiste e kësaj fushe, sa zgjat aplikimi i metodës së fijeve tek vetullat?
Është e vërtetë që vetulla është një nga tiparet që bien më shumë në sy dhe që do kujdesin e saj për të qenë sa më e bukur dhe perfekte. Trajtimi i vizatimit të vetullave zgjat nga një deri një orë e gjysmë, vetëm aplikimi i ngjyrës zgjat 15 minuta ndërsa pjesa tjetër e kohës është për të përcaktuar formën dhe simetrinë.

Sa zgjasin vetullat e realizuara me metodën microblading ose ndryshe me fije?
Duke marrë parasysh që kjo metodë është grim semipermanent, kohëzgjatja e ngjyrës dhe formës varet totalisht nga lloji i lëkurës tuaj dhe kujdesi juaj. Për këtë arsye këshillohet që një herë në 2 vjet të freskohet ngjyra. Përmes kujdesit ju zgjasni jetëgjatësinë aq sa dëshironi.

Cilat janë procedurat pas realizimit të vetullës, pra pas aplikimit të metodës?
Në varësi të llojit të lëkurës bëhet edhe thellësia e prerjes. Gjatë kohës së kujdesit pas trajtimit të vetullave nuk preferohet aplikimi i ujit, solarit, vendosje e pudrës apo grimit mbi vetulla. Kujdesi pas trajtimit përfshin kremin pas trajtimit, të cilin klientet e marrin nga unë. Pas trajtimit nuk ka ënjtje, nëse shfaqet skuqje e lehtë ajo tërhiqet pas disa minutash. Pas saj është edhe procesi i tharjes së lëkurës së vetullës ku është punuar dhe rënies së saj.

Korrektimi bëhet sa herë që është e nevojshme?
Korrektimi i parë, pra seanca e dytë, bëhet pas dy deri në tri javë pas realizimit të seancës së parë, nëse vërtet është i nevojshëm. Tek lëkurat problematike ngjyra do të zgjasë më pak se sa tek lëkura normale dhe freskimi i ngjyrës do të jetë i nevojshëm më shpesh.

Cila është periudha më e përshtatshme e vitit për formësimin e duhur të vetullës?
Nuk ekziston ndonjë periudhë e caktuar e vitit kur duhet apo nuk duhet bërë ky realizim, por ekzistojnë ditët kur kurrsesi nuk duhet aplikuar metoda: kur nuk jemi në humor, kur jemi të nervikosur, nuk keni mjaft kohë apo jeni nën tension. Mirë do ishte të mos bëhet trajtimi gjatë ciklit menstrual.

Vetulla ekzistuese mbetet pas trajtimit?
Absolutisht po, sepse me këtë metodë vetulla juaj as nuk hiqet as nuk pritet, thjesht hiqen ato fije që janë jashtë formës së dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër mbetet dhe vizatimi bëhet në mes tyre.

A ka një higjienë të caktuar që duhet mbajtur gjatë realizimit të procesit?
Higjiena është në nivelin më të lartë! Çdo gjë që përdoret gjatë punës përdoret vetëm një herë! Nuk ekziston mundësia e shfaqjes së alergjisë në pigmente. Kur jemi këtu, duhet pasur kujdes sepse ke të bësh direkt me lëkurë, dhe mund edhe të sjellësh ndonjë problem të mundshëm.

Cili është rezultati pas trajtimit?
Menjëherë pas trajtimit vetullat do të jenë të dendura dhe më të mbyllura nga ajo që kishim para se të trajtonim vetullën me këtë metodë. Mund të prisni 20-30% hapje të ngjyrës, dhe deri 10% zvogëlim të dendësisë dhe trashësisë pas kujdesit post-trajtimit. Pas 3-4 javëve përmes korrigjimit mund të përmirësohen parregullsitë e vogla, t’i shtohet ngjyra dhe dendësia, gjithmonë nëse është e nevojshme.

Cila është këshilla jote më e madhe për femrat që duan të formësojnë vetullën dhe duhet të kenë kujdes?
Mos lejoni t’ju vizatojnë vetulla përmes formave të gatshme, ajo nuk ndodh tek kjo metodë, dhe vetëm një joprofesionist do të ofroj atë mënyrë.

Ti njihesh edhe si “dora që zbukuron” vetullën e shumë prej personazheve publikë. A janë ata tekanjozë apo acarues ndonjëherë?
Faleminderit për vlerësimin, po është e vërtetë, ndoshta prej faktit që unë jam ndër të parat që kam sjellë këtë metodë në Shqipëri dhe sigurisht që personazhet publikë më shumë se kushdo tjetër duhet të kujdesen për dukjen e bukur. Jo, të them të vërtetën personazhet që kanë ardhur tek unë kanë mbetur të kënaqur, sepse i kemi ofruar të gjitha mundësitë për të gjetur at që i duhet. Personazhet shqiptarë, që për efekt të etikës profesionale nuk mund të them emra konkretë ose ato që kanë dashur të bëhen publikë i kanë postuar vetë, janë shumë të dashur dhe më kanë lënë dorë të punoj ashtu siç duhet. Në fund kanë ikur të buzëqeshur dhe janë rikthyer po ashtu. (qesh)

Afrimiteti me këto personazhe a është përparësi në punën tënde?
Po, kjo ndoshta edhe më karakterizon më shumë, afrimiteti dhe besimi për punën që e bëj. Ne shqiptarët jemi më të afërt se sa të tjerët. Kemi pasur një rast kur një personazh kërkonte t’ia bëjmë një formë të vetullave, por ne e dinim se nuk do t`i dukeshin mirë. E këshilluam që t`i bënte në një formë tjetër. Ajo u bind dhe në fund ishte shumë e kënaqur si dhe na falënderoi për sugjerimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.