POLITIKË

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerim, Basha: Do bëjmë gjithçka për t´i dhënë fund krizës,gjetëm dakordësi për dy objektiva madhore

17:03 - 16.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një deklaratë për mediat pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Basha theksoi se dy objektivat kryesorë të PD janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe hapja e negociatave.




“Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do bëjmë gjithçka”- u shpreh Basha.

“Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin.

Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara”, shtoi kreu i PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.