Kryesore

Përfundojnë hetimet ndaj Agim Kajmakut, ish-kryebashkiaku i pandehur për tre akuza

16:47 - 16.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës , Agim Kajmaku, pasi këtij të fundit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati.




Sipas Prokurorisë, Kajmaku akuzohet për tre verpa penale; falsifikim i dokumenteve, shpërdorim detyre dhe kryerje e funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ai akuzohet se pasi KQZ i hoqi mandatin, shkarkoi nga detyra dy zëvendëskryetarët e Bashkisë dhe emëroi dy të rinjtë.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.