POLITIKË

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi: Bëmë të qarta qëndimet tona, fjalën e kanë ekspertët

18:16 - 16.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka përfunduar pak minuta më parë. Oerd Bylykbashi, i mandatuari i PD për tryezën mes palëve për Reformën Zgjedhore tha sot pas mbledhjes së parë të  Këshillit Politik se opozita bëri të qartë prioritetet e saj lidhur me produktin final .




Bylykbashi u shpreh se, shit-blerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, manipulimi I listave, keqpërdorimi I policisë, janë disa nga çështjet që opozita I ka me prioritet bazuar në rekomandimet e OSBE.

”Sapo u konstitua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit i cili përcakton rrugën që do të eci Reforma Zgjedhore. Këshilli autorizoi përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus që duhet të vazhdojë deri në miratim.

Ajo që ne bëmë të ditur, është që prioriteti i çështjeve sipas edhe OSBE është lufta kundër shit- blerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit, presionit mbi administratën, keqpërdorimi i Policisë së Shtetit, manipulimit të listave, cënimi i sekretit apo lirisë së votës. Por edhe cështjeve të tjera pa asnjë përjashtim.

Dokumenti do iu bëhet publik. Detyra është që ekspertët të ecin sa më shpejt.

Detyra jonë është të ecim shpejt, deri në 15 mars e kemi afatin. Unë nuk kam cfarë të shtoj nga dokumenti i kompromisit. Parlamenti duhet ta miratojë pa asnjë ndryshim produktin që do dalë për Reformën Zgjedhore sipas dokumentit.”- Bylykbashi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.