Kryesore

I pesti pas 30 qershorit/ PD i çon një tjetër emër Prokurorisë: Ky është kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje. T’i hiqet mandati

11:43 - 16.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike vijon të nxjerrë emra kryebashkiakësh të dënuar më parë dhe që kanë marrë sipas saj mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.




Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj. Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.