POLITIKË

Takimi me Komisionerin për Zgjerim/ Kryemadhi: LSI kërkon plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut

20:03 - 16.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas takimit me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.




Përmes një postimi në `Facebook´,bashkangjitur me foto  Kryemadhi  thekson se gjatë bisedës ka shprehur angazhimin për përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Ishte kënaqësi e veçantë të takoheshim sot së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Gjatë bisedës së zhvilluar me z. Varhelyi, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreha angazhimin tonë të plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut. Hapi i hedhur nga Opozita për Reformën Zgjedhore tregon qartë seriozitetin e saj dhe rëndësinë e padiskutueshme që ka për ardhmërinë e Shqipërisë, Integrimi në Bashkimin Europian. Ne besojmë se perspektiva Europiane e Shqipërisë është pa asnjë dyshim e vetmja mundësi për progres ekonomik dhe zhvillim për vendin dhe qytetarët tanë.

LSI kërkon që Hapja e Negociatave të ndodhë menjëherë për të forcuar kështu besimin tek të gjithë shqiptarët se Integrimi në BE është një proces i pakthyeshëm.

Hapja e Negociatave do të jetë një sinjal shumë shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, duke ndikuar kështu shumë pozitivisht edhe tek problemi më i rëndë, që po kalon sot Shqipëria, shpopullimi i saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.