Kronikë

3.4 milione euro të sekuestruara në “Toyota Yaris”, Gjykata e Tiranës zbut masën për 6 të dyshuarit, lirohen 4 të arrestuarit

17:10 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për 6 të dyshuarit të rastit të bujshëm “Toyota Yaris”.




Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për personat e dyshuar, duke liruar nga paraburgimi 4 të arrestuarit, dhe gjithashtu ka vendosur “Detyrim Paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin, Alban Mollaymeri, Agim Çekaj dhe Klevi Cani dhe Edi Lika.

6 të dyshuarit akuzohen për mosdeklarim të parave në kufi.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia arrestoi 4 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.