Show-Bizz

“Erdha vetëm me rrobat e trupit në SHBA”, këngëtarja shqiptare tregon si e arriti suksesin

21:48 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ava Max është një ndër këngëtaret e reja më të suksesshme në tregun ndëkombëtar të muzikës.




Përmes një postimi në Instagram, Ava tregoi sesi shkoi në Amerikë vetëm me rrobat e trupit dhe si i´a doli të korrte sukses pasi besoi  në ëndrrat e saj.

Këngëtarja thotë se në jetë ekziston e mira dhe e keqja, por beson se e mira mbizotëron gjithmonë.

“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, ka shkruar ajo.

Ava Max është sot një ndër artistet me origjinë shqiptare që ka fituar famë ndërkombëtare falë talentit të saj në muzikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.