Kryesore

Flasin për herë të parë fëmijët e Dritan Priftit: Mungesa e babait dhe këshillat që na jepte

10:03 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijët e ish-ministrit Dritan Priftit ishin të ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin. Davidi, Tedi dhe Livia kanë treguar për pasionet e tyre, por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin. Të pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj:




“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin , ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”. Ndërsa djali i vogël Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se: “Gjithmonë kur ikja në futboll i thoja hajde me mua, se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”,u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin. “Unë gjithmonë do kujtoj babin në cdo hap që do hedh”. Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre. Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.

Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show  man i së ardhmes duke e mbështetur shumë  në këtë  pasion . Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit  ish ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.