Kronikë

Furnizonin me drogë Europën, shkatërrohet banda italo-shqiptare, arrestohen 22 persona

16:15 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia Italiane ka shkatërruar ditën e sotme, një organizatë kriminale italo-shqiptare, e cila merrej me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.




Operacioni është shtrirë dhe në Gjermani, Holandë e në Angli. Të dyshuarit kanë trafikuar kokainë 97 për qind të pastër, e cila kishte origjinën nga Kolumbia, kurse trafiku bëhej edhe përmes shtetit holandez.

Policia, nën koordinimin e DDA të Barit, mposhti dy organizata kriminale të armatosura, grupe që vepronin në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, njëra me bazë në Andria, e udhëhequr nga dy italianë lokalë dhe  tjetra e kryesuar nga një shqiptar me banim në Torremaggiore (Foggia ).

Karabinierët kanë njoftuar gjithsej 22 urdhra paraburgimi, 20 arreste me burg dhe 2 arreste në shtëpi. Nga këta, 15 urdhra ndalimi janë ekzekutuar. Hetuesit thanë se Foggia ishte bërë një bazë e vërtetë e trafikut. Në fakt, në kryeqytetin Dauno, mbërritën sasi të mëdha droge (kokainë nga Evropa veriore, marihuanë dhe hashash nga Shqipëria) të cilat më pas u dërguan në vende të tjera si Cerignola, San Salvo, Pescara dhe Barletta.

Sipas hetuesve, një italian lokal që drejtonte organizatën bashkëpunonte me një shqiptar me banim në Foggia, i cili menaxhoi trafikun e dyfishtë të drogës falë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe me bashkatdhetarët në Holandë.

Hetimi filloi në Janar 2015 pas vrasjes së Francesco Ferrante, i njohur si Geppetto, i cili u vra  në Trani në Janar 2015 me një goditje në kokë, sepse ai p tentonte që të ishte vetë drejtues i rrjetit të drogës. Karabinierët në disa qytete italiane bashkëpunuan dhe arritën të sekuestrojnë gjithsej 440 kg drogë, duke vënë në pranga 20 vetë.

Personat e arrestuar nga operacioni:

ASSELITI Giuseppe, lindur në Barletta, viti i lindjes ’71;

BARILE Andrea, lindur në Barletta, vitlindja ’73;

BIMI Denis, lindur në Shkodër, vitlindja ’90;

CORATELLA Nicola, lindur në Andria, vitlindja ’61;

CURCI Gerardo, lindur në Cerignola, vitlindja ’73;

DI BARI Rosa, lindur në Andria, vitlindja ’77;

GARGIULO Ciro lindur në Lettere (NA), vitlindja ’63;

PESANTE Michele, lindur në Manfredonia (FG), vitlindja ’74;

PICCOLO Savino, lindur në Barletta, vitlindja’69;

RIONDINO Giuseppe, lindur në Barletta, vitlindja ’76;

RIZZI Giuseppe, lindur në Barletta, viti ’74;

SYLJA Besmir, lindur në Shkoder (Albania), vitlindja ’94;

TOCCO Rocco lindur në Foggia, vitlindja ’55;

VACCINA Raffaele, lindur në Andria, vitlindja ’75;

DELAJ Luan, lindur në Albania, vitlindja ’70.

Operacionet, sekuestrimi i lëndëve narkotike dhe të arrestuarit:

Grottaminarda, 17 Shtator 2015-sekuestrohen 21.540 kilogramë marihuanë gjatë arrestimit të TODISCO Andrea;

Grottaminarda, 12 Tetor 2015-sekuestrohen 49.500 kilogramë marihuanë gjatë arrestimit të NACLERIO Tommaso; LONGOBARDI Francesco dhe DI MARTINO Antonio;

Foggia, 16 Mars 2016 – Sekuestrohen 2.060 kilogramëve heroine gjatë arrestimit të BEVILACQUA Luigi dhe GUALANO Annamaria;

Margherita di Savoia, 15 Prill 2016-Sekuestrohen 4,760 kilogramëve hashash dhe 4.8 gram kokainë gjatë arrestimit të RIONDINO Giuseppe;

Foggia, 22 Prill 2016 – Sekuestrohen 6.020 kilogramë marijuanë gjatë arrestimit të ERINNIO Vito;

Pescara, 8 gusht 2016 – sekuestrohen 5.544 kilogramë kokainë gjatë arrestimit të SMAJLAJ Ramiz;

Foggia, 7 Shtator 2016 – zbulohen dhe sekuestrohen 240 kilogramë marijuanë gjatë një inspektimi të kryer në një kuti të vendosur në Borgo Segezia;

Foggia, 12 shtator 2016 – sekuestrohen 100 kilogramëve marijuanë dhe një pushkë gjysmë automatike belge, kalibër 30, e pajisur me fishekë gjatë arrestimit në flagrancë të MANDRESCU Paul, ALEXA Roberto, RAMETA Armand dhe MYFTARAJ Merlin.

Foggia, 5 Tetor 2016 – sekuestrohen një marke pistolete gjysmëautomatike CZ mod. 85 të nacionalitetit osekosllovak që përmbante 12 fishekë të të njëjtit kalibër gjatë arrestimit të DELAJ Besnik;

Foggia, 7 Tetor 2016 – sekuestrohen i 9.519 kilogramë marijuanë gjatë arrestimit, në aktin e një krimi, të UKU Denis dhe WISNIEËSKI Patryk Radosiaw;

Foggia, 7 Tetor 2016 – sekuestrohen një pushkë automatike Bredae pajisur me 28 fishekë me kalibër 12, si dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 gjatë arrestimit  të VRAPI Abas;

Na Signa (FI), 7 Tetor 2016 – sekuestrohen 960.63 gram marijuanë gjatë arrestimit të Aleks MYFTARI, Bilal ABEDINAJ, Azis DALIPAJ dhe Shenri XAPXHIU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.