Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën fëmija 2-vjeç

15:51 - 17.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një fëmijë.




Sipas njoftimit të policisë, viktimë ka mbetur një 2-vjeçar, pasi ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.