AKTUALITET

10 miliardë paund fitim nga kokaina, arrestohet në Tiranë anëtari i grupit “Eskobarët e Europës”, i dënuar me 30 vite burg

17:32 - 18.01.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

53 vjeçari turk Faruk Baybesin është arrestuar në Tiranë pasi drejtësia franceze e kishte shpallur atë në kërkim dhe e ka dënuar me 30 vite burg.




Faruk Baybesin është anëtar i familjes kriminale Baybesin, që si drejtues të vetin kishte Hysein Baybesin, i konsideruar si “Eskobari i Evropës”. Për shkak se kreu i familjes mafioze u cilësua si “Eskobari i Evropës” edhe grupi familjar që merrej me tregtimin e heroinës u quajt “Eskobarët e Evropës”.

Turku i arestuar në Tiranë është dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës dhe kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique në Francë, që e ka shpallur fajtor për pjesëmarrjen në organizatën kriminale që trafikonte në Evropë heroinë. Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë drejtësisë shqiptare kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 ai ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë. “Eskobarët e Evropës” vepronin jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Faruk Baybesin ka prtanuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar, Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar si “Eskobarët e Evropës”. Gjykata e Tiranës në funksion të kërkesës së Francës, ka vendosur arrest me burg 40 ditë për 53 vjeçarin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur por u zbulua nga autoritetet.

Për aktivitetin e këtij grupi në atë kohe mediat raportonin se Hüseyin Baybaşin, Mehmet Emin Baybaşin, Mehmet Şerif Baybaşin, Mehmet Şirin Baybaşin, Mahmut Baybaşin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë. Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paund.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.