BOTA

Foto/ Mbylli vajzën e të dashurës në çantë dhe e fshehu në makinë, ndërron jetë vogëlushja

10:45 - 18.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trevor Rowe, 27 vjeç akuzohet për vrasjen e vogëlushes 1-vjeçare, Marion Jester-Montoya, pasi e la këtë të fundit të vdiste nga asfiksia brenda në makinë.




Fillimisht, Trevor e mori vogëlushen me vete në punë, ndërsa më pas e fshehu brenda një çante në makinë de e la aty për orë të tëra.

Ai tregoi se shkoi që ta kontrollonte vogëlushen në pushimin e drekës së të mërkurës së 1 janarit dhe shpjegoi se e mitura kishte arritur të dilte nga çanta, dhe ai e kishte futur sërish brenda.

“Merrte frymë lirisht, por qante”, tha ai. Rowe hëngri drekën në një fast food aty pranë duke e lënë vajzën sërish në çantë, ndërsa më tej kur në orën 17.00 doli nga puna, vogëlushen e gjeti të pajetë.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë të miturës, vogëlushja u deklarua e vdekur, duke bërë që i riu të arrestohet.

Rowe, të cilit i ishte besuar e mitura nga nëna e saj, rrezikon dënimin me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.