Kronikë

Foto + Video/ Arrestimi i të shumëkërkuarit nga Vlora, si ra në pranga 47-vjeçari i rrezikshëm (detaje)

12:23 - 18.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

47-vjeçari, Xhevahir Jonuzi kishte pak kohë që ishte kthyer në Vlorë, në shtëpinë e tij ku jetonte vetëm me nënën. Me të marrë informacionin policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat Speciale dhe RENEA kanë organizuar operacionin për kapjen e tij në fshatin Hoshtimë.




VLORE FOTO RENEA VLORE FOTO NGA RENEA 2
<
>

Detaje të reja janë zbardhur, nga operacioni ku u arrestua 47-vjeçari pasi hapi zjarr ndaj policisë.

“Ngjarja që është shënuar ditën e sotme është arrestimi i 47-vjeçarit Xhevair Jonuzi, një personazh nga më të kërkuarit në qarkun e Vlorës, i shpallur në kërkim prej kohës që ai ka marrë dënimin me 25 vite për vrasjen e dy personave ku në vitin 1997 bashkë me Anton Alliun kanë vrarë për motive të dobëta me kallashnikov Shezai Belaj dhe Shkëlqim Burhanaj. Një vrasje e bujshme e asaj kohe. Operacioni i sotëm është zhvilluar rreth orës 6 të mëngjesit. Që prej orës 3 RENEA ka rrethuar zonën. Nuk ka pasur rrezikshmëri për banorët e zonës pasi banesa e 47-vjeçarit ndodhet rreth 4 km nga banesat e tjera të fshatit dhe terreni është i vështirë. Forcat Speciale dhe Renea kanë krijuar një perimetër prej 2 km rreth shtëpisë për të mos i lënë mundësi arratisje dhe më pas i kanë bërë thirrje të dorëzohet.  Në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. 47-vjeçari ishte kthyer prej pak kohësh në zonë”, deklaroi gazetari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.