BLUETOOTH

Nis sonte “Dua të të bëj të lumtur”, ja surprizat e natës së parë

12:30 - 18.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme do të nis në ekranin e “Top Channel” edicioni i radhës i programit “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana Osmani ka ndarë me fansat e saj detajet nga mbrëmja e parë. “A do të ketë familje të përfshira nga tërmeti i datës 26 nëntor?”, ishte një prej pyetjeve në llogarinë në rrjetet sociale të moderatores. “Të gjitha historitë e së shtunës së parë, 18 janar, janë histori që vijnë nga nata e 26 nëntorit. Ishte më e pakta që mund të bënim”, është përgjigjur Osmani krah fotove nga sezoni i kaluar i emisionit. Përveç këtij detaji, Arbana ka shtuar se në puntatën e parë, të ftuar specialë do të jenë Ermal Fejzullahu, Florjan Binaj, Irgen Çela, Muhamed Veliu, Andi Bora dhe Anila Hoxha. Me siguri ndjekësit e “Dua të të bëj të lumtur” janë duke pritur me padurim se çfarë historish ka rezervuar kësaj here programi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.