POLITIKË

“2020-a s´do jetë vetëm viti i ndërtimit”, Balla tregon prioritet, nga lufta “anti- KÇK”, te Reforma Zgjedhore dhe legalizimet

18:24 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e nisi fjalën e tij në sesionin e ri parlamentar me  pasojat që la tërmeti tragjik që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit, duke thënë se 2020-a do të mbahet mend gjatë si viti i rindërtimit.




“Teksa faza e emergjencës është mbyllur kudo, sytë janë te rindërtimi. Ne duam të nxisim qeverinë, për të përmbushur pritshmërinë e gjithë shqiptarëve për rindërtimin sa më shpejt. Ne jemi gati të ndryshojmë tërësisht legjislacionin, që ka të bëjë me rindërtimin, me kriteret sizmike. Në fund të vitit, Kuvendi miratoi një sërë aktesh të lidhura me trajtimin e familjeve të prekura, pensione të veçanta, si dhe miratuam fondin më të madh për rindërtimin e banesave të reja. Ky vit i sapo nisur duhet ta bëjmë të mbahet mend gjatë si viti i rindërtimit. brenda këtij viti çdo familje jashtë qytetit duhet të ketë hyrë në shtëpinë e re. Po ashtu, deri në gjysmën e parë të vitit, duhet të jenë ngritur kantieret e lagjeve të reja”, tha Balla.

Më tej, numri dy i PS u ndal te tryeza e përbashkët politike për Reformën Zgjedhore, duke vlerësuar të gjitha palët, që pranuan të ulen më në fund në tryezën e dialogut dhe duke u shprehur se PS është e gatshme të përmbyllë këtë reformë më 15 mars.

“Nëse në fillim të vitit 2019, kishte plot skepticizëm për çuarjen para të Reformës në Drejtësi, në dhjetor të 2019 SPAK ishte në detyrë, Gjykata Kushtetuese ka numrin e mjaftueshëm për të vijuar një pjesë të punëve dhe sot ngremë edhe një tjetër institucion të rëndësishëm.

Viti 2020 ka nisur me një qasje të re të disa nga partive të opozitës. Edhe pse i vonuar, ndryshimi 180% i qasjes së opozitës, duke u kthyer në tryezën e dialogut, është padyshim një reflektim. Kuvendi, me mazhorancë dhe opozitën parlamentare, i ka krijuar një vend opozitës jashtëparlamentare në komisione. Opozita jashtëparlamentare deri më tani e kishte refuzuar komisionin e reformës. Ekspertët e komisionit kanë paraqitur deri tani gjithë amendamentet që trajtojnë çështjen dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ritheksoj se qëndrimi ynë është përmbyllja e Reformës Zgjedhore më 15 mars 2020. Draftet e diskutuara nga të gjitha palët do të kalojnë nëpër procedurën parlamentare e më pas në seancë plenare. 15 marsi është afati i fundit. Më 14 mars iu ftoj në Elbasan për Ditën e Verës, më 15 votojmë Reformën Zgjedhore”, u shpreh kreu i grupit të PS.

Ndërkohë, në këtë seancë të parë plenare të vitit 2020, Balla vuri theksin edhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa theksoi se PS shumë shpejt do të sjellë në Kuvend një bazë ligjore për të përmirësuar luftën “anti-KÇK’.

 

“Përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit është i nevojshëm për ecurinë tonë të mëtejshme dhe jetik për imazhin tonë ndërkombëtar. (Kush ka kryer krime dhe është dënuar, është akuzuar nga prokuroria, po i ka shpëtuar dënimit falë aleancës me KÇK-në, është hetuar apo është nën hetim, brenda ose jashtë vendit, duhet të provojë pastërtinë e burimeve të pasurisë ose duhet ta humbasë pasurinë)”, u shpreh ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.