AKTUALITET

Irani reagon pas dëbimit të dy diplomatëve: Shqipëria ka bërë disa gabime, duhet të kthehet në rrugën e duhur

19:40 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Irani ka reaguar për herë të parë, pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria.




Përmes një postimi në “Twitter”, Zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme të Iranit, shkruan se Shqipëria ka bërë disa gabime dhe duhet të kthehet në rrugën e duhur.

‘’Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në #Albania duke dëbuar diplomatët iranianë: Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonintonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë …

Statusi është publikuar nga gazetari iranian Hossein Ghazanfari i cili citon fjalët e Seyyed Abbas Mousavi për Shqipërinë.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Shqipëria dëboi dy diplomatët iranianë nga vendi, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Zëri Amerikës tha se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.