Kryesore

Maxhoranca dhe opozita votojnë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, vëllai i deputetes së PS fiton postin

18:35 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artur Metani është votuar pak minuta më parë si kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, me 98 vota pro.




Ky i fundit ishte renditur i pari në listën që Këshilli I Emërimeve në Drejtësi I kishte dërguar Kuvendit, ndërsa në garë ishin edhe Sokol Stojani, Joana Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Egnaltina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, për shkak se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

Po ashtu, gjatë seancës u votua edhe emri i Milva Ekonomit si kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Ajo mori 84 vota pro dhe do të zërë vendin e Arben Ahmetajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.