AKTUALITET

Mjekët i rekomanduan kokainë për dhimbje koke, Pajtim Aga duhet të ishte në burg për 320 gram drogë: Si e liroi gjykata

18:46 - 20.01.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pajtim Aga duhet të ishte duke vuajtur dënimin me 5 vite burg, të dhënë në vitin 2016 pasi u kap me 320 gram kokainë.




Por vëllai i Robert Agës, shefi i policisë rrugore të shkarkuar dy ditë më parë, kishte arritur të fitonte lirinë, deri pak ditë më parë, kur gjatë një operacioni anti-drogë, u prangos si pjesë e një grupi që merrej me tregtinë kanabisit.

Arsyetimet e palës mbrojtëse se pse Pajtim Aga duhej të lihej i lirë pasi u kap me 320 gram kokainë – që është një drogë e fortë dhe tepër e kushtueshme – sasi kjo që e tejkalon atë që mund të quhet “përdorim personal”, janë sa qesharake, aq edhe shokuese për faktin se gjykata i mori parasysh duke vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg që u konvertua në 5 vite prove.

Në Gjykatën e Kurbinit, me me relatore Marçela Shehun, Pajtim Aga pranoi fajin duke kërkuar gjykim të shkurtuar si dhe “shprehu pendim të thellë”. Ai tha se më parë kishte kaluar dy parainfarkte në dhomat e paraburgimit, dhe kushtet aty i ndikonin për keq në stilin e jetesës.

Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, deklaratë më suprizuese është ajo se “mjekët i kishin rekomanduar përdorimin e kokainës si qetësues për sëmundjen e migrenës”.

Në fund gjykata vendosi që Pajtim Aga nuk duhet të bëjë burg. Vendim i formës së prerë ky pasi nuk u apelua.

Pajtim Aga është cilësuar si “koka” e grupit kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve të kapur ditët e fundit me 30 kg kanabis në formë çokollate. Të arrestuarit janë ndaluar respektivisht në Tiranë, në Durrës, në Fier dhe në Gjirokastër, ndërsa po punohet dhe për kapjen e disa personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.