Kronikë

Nga Durrësi drejt Ankonës, 16 kg heroinë të fshehur në kamion, arrestohet shqiptari

20:57 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngarkesë prej 16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës. Droga ishte fshehur brenda një kamioni, e cila u zbulua nga rojet kufitare. Si rrjedhojë, një shtetas shqiptar 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane.




Lënda narkotike u zbulua të enjten, 16 janar, ndërsa lajmi u bë i ditur sot nga organet e drejtësisë italiane.

Heroina, e cila do t’i nënshtrohet  testeve laboratorike, ishte brenda automjetit, e fshehur në një ndarje të posaçme. Ndërkohë, hetimet nga financuesit janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte kontakte në Ancona, kush e priste atë dhe ku ishte destinacioni përfundimtar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.