Kronikë

Ngjarja e rëndë në Astir/ Vritet me armë 28-vjeçari

21:45 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rënda ka ndodhur disa minuta më parë në Astir, ku nga disa të shtëna me armë zjarrri ka mbetur i vrarë shtetasi Vilson Tafçiu  , 28 vjeç.




Sipas efektivëve të policisë, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, në zonën e Astirit, në afërsi të një lokali. Menjëherë pas vrasjes, policia ka ngritur disa pika kontrolli në të gjithë akset rugore dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftmi i policisë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.