SHËNDET

Njihuni me 5 shenjat kryesore të depresionit

12:15 - 20.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Depresioni është një gjendje emocionale që karakterizohet nga mendimet dhe ndjenjat negative. Shpesh është thellësisht e fshehur në mendje dhe mbetet e pa diagnostikuar, megjithëse efektet e saj rëndojnë mbi organizmin. Si për çdo sëmundje edhe për ato që prekin turin, parandalimi apo kurimi që në zanafillë i tyre bën diferencë të madhe në kurimin përfundimisht të saj. Për këtë arsye do të shpjegojmë shenjat e para që kjo sëmundje jep në mënyrë që ta parandaloni sa më shpejt.




Kequshqyerja
Këtu nuk futet vetëm tendenca për të mos ngrënë shëndetshëm, por edhe heqja dorë nga ushqimi. Nëse ushqeheni në mënyrë të çrregullt dhe konsumoni shumë sheqerna, varja të hidrogjenizuar apo ushqime të konservuara mund të ndikojnë në rëndimin e gjendjes emocionale. Si e ngrëna pa kufi, ashtu edhe frenimi për një kohë të gjatë i ushqimit mund të jenë dy shenja të hershme të depresionit.

Problemet me tretjen
Janë shumë të përhapura dhe në përgjithësi janë shenja dytësore të shumë sëmundjeve. Ndër to edhe për depresionin dhe lidhja fillon që nga simptoma e mësipërme, kequshqyerja. Shkakton fryrje të mëdha të barkut dhe të gjithë sistemit tretës, duke sjellë edhe ndryshime të herë pas hershme të humorit. Nëse keni fryrja dhe gazra të vazhdueshme kjo mund të jetë një shenjë e hershme e depresionit.

Problemet me gjumin
Çrregullimet e gjumit dhe depresioni janë shumë të lidhura bashkë.
Sa herë që përjetoni ankth apo mendime negative mundësitë për të fjetur të qetë janë thuajse zero. Sigurisht që kjo mund t’ju ndodhë shumë personave në periudha të caktuara, por nëse zgjat për muaj me radhë dhe kthehet në një gjendje normale pas saj mund të fshihet depresioni.

Hipotiroidizmi
Tiroidja hipoaktive karakterizohet nga sasia e vogël e prodhimit të hormonit të tiroides. Në shumë pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje vihen re edhe tendencat për të rënë në depresion. Kjo lidhet sigurisht me çrregullimet në hormone dhe funksionimin jo të mirë të shumë organeve. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe depresion.
Mungesa e vitaminës D

Mungesa e vitaminave D dhe B12 ka një lidhje konkrete me diabetin.
Kjo jo vetëm sepse merren me shumicë nga dielli dhe aktivitet jashtë shtëpisë që për personat me depresion nuk janë të preferueshme, por edhe sepse lidhen edhe me dietën e mirë. Gjendet vetëm tek ushqimet e shëndetshme si peshku, vezët apo mishi. Janë përgjegjëse për forcimin e humorit të mirë, ndaj mungesa e vazhdueshme e tyre mund të shkaktohet prej një stili jetese të prekur nga depresioni. Nëse keni disa apo të gjitha simptomat e mësipërme atëherë ndryshoni stilin tuaj të jetesës, merruni me aktivitete sportive dhe flisni me miqtë apo familjarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.