Kronikë

“Nuk u zbatuan rregullat”, SHKBB kallëzon efektivët e policisë që shoqëruan Dritan Dajtin në ish-Bllok për vizitë

16:17 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kallëzuar efektivët e policisë që shoqëruan  në zonën e ish-Bllokut, Dritan Dajtin, pasi ky i fundit do të bënte një trajtim në një klinikë private.




Përmes një njoftimi për mediat, SHKBB tha se efektivët nuk kanë zbatuar rregullat e shoqërimit si dhe nuk kanë vlerësuar si duhet situatën, dhe për këtë arsye i kanë kallëzuar për shpërdorim detyre.

Sipas SHKBB, njoftimi i lëvizjes së të dënuarit është kryer me sms në sallën operative dhe nuk është vënë në dijeni drejtori i Burgjeve. Shërbimi i  Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve thekson se Dajti duhet të ishte dërguar në spitale shtetërore dhe jo në një klinikë private në ish-Bllok.

Gjithashtu duhej vlersuar nëse duhet të ishte bërë një analizë ristu për situatën si dhe të verifikohej mirë situata e të dënuarit Dritan Dajti, shton ndër të tjera SHKBB.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.