KULTURË

Prishja e Teatrit/ “Europa Nostra” i çon letër Metës, Ramës dhe Veliajt

11:28 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Europa Nostra” i ka dërguar një letër Ramës, Metës dhe Veliajt në lidhje me prishjen e teatrit. Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, këto letra janë sensibilizuese.




Statusi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Të nderuar qytetarë,

E nisim javën sot me një lajm shumë të mirë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Europa Nostra u ka nisur letra të forta sensibilizuese drejtuesve politikë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin e shkatërrimit dhe ndalimit të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, posaçërisht kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj të cilët janë në anën e shkatërrimit dhe presidentit Meta i cili në mënyrë të përsëritur ka qenë për ndalimin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Në secilën prej tyre përcillet mesazhi i rëndësishëm:

“Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilitet shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhet si një nga “7 vendndodhjet më të rrezikuara”.”

Këto letra të cilat kanë përmbajtje thuajse të njëjtë, ne kemi kënaqësinë t’i shpërndajmë në vijim.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.