Kronikë

U dhunua dhe u mor peng në Kamëz/ Zbardhen detaje, vëllezërit e 49-vjeçarit të dënuar në Angli, ja pistat ku po hetohet

17:39 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë kanë kaluar 3 ditë nga pengmarrja e 49-vjeçarit, Jak Prenga, në Kamëz, I cili u dhunua dhe u mor peng nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.




Me thellimin e hetimeve është hedhur poshtë pista e hetimit për një konflikt të çastit. Policia është orientuar tek konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose tek rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamëz, në rrugën “Neë York”, teksa shkonte të kujdesej për to.

Gazetari ka shkuar pranë shtëpisë së 49-vjeçarit, në Bathore, por familjarët e tij refuzuan të flasin për kamerat. Një fqinje, e cila nuk do të identifikohet, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik.

Një tjetër fqinj i 49-vjeçarit, i cili e njeh atë prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në polici, familjarët e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllezërve të dënuar për trafik droge në Angli.

49-vjeçari Jak Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamëz nga 2 persona të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë. Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-krujës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.