Kosova

Vetëvendosje propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër, vendimi i dorëzohet presidentit Thaçi

10:17 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.Ky vendim vjen pas disa kërkesave që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit për kryeministër.Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi.




Dje Thaçi, përsëriti qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht ta pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.Ai deklaroi se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.