Kronikë

Vrasja në Astir/ E qëlluan me breshëri plumbash para lokalit, zbulohet e shkuara e viktimës

22:02 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbardhen nga krimi që tronditi Tiranën këtë mbrëmje, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Vilson Tafçiu.




Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News24” nga vendngjarja se viktima ka qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person ende i paidentifikuar.

Sapo 28-vjeçari ka dalë jashtë, është qëlluar disa herë me plumba dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që autori është larguar menjëherë.

Siç raporton për “News24″” gazetarja Klodiana Lala, dyshimet e para janë se ngjarja lidhjet me të shkuarën kriminale të viktimës, i cili rezulton se është dëbuar më parë nga autoritetet franceze.

Gjithashtu, gazetarja Lala thekson se Tafçiu ishte akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis, dhe kjo është një tjetër pistë, ku po heton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.