Kronikë

Zbulohen detaje të tjera/ 28-vjeçari shkoi në Astir për të varrosur gjyshen, ishte në lokal me dy vajza kur u thirr dhe e vranë

22:39 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje tronditëse nga vrasja e 28-vjeçarit, në zonën e Astirit, në Tiranë. Gazetarja Lala raporton se viktima Vilson Tafçiu (Noka) jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë.




Viktima ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte jetuar në Belgjikë dhe Francë, dhe ishte depërtuar para ca kohësh nga autoritetet franceze, për shkak të së shkuarës së tij.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me disa plumba, duke mbetur i vdekur.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.